×
Friday, February 7, 2025

Ministri gjerman i Shendetësisë kundër lehtësimit të masave anticovid

February 26, 2021


Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, paralajmëroi sot kundër një lehtësimi të parakohshëm të masave të bllokimit, pavarësisht disa përparimeve në fushatën e vaksinimit, ndërsa përfaqësuesit e biznesit rritën presionin e tyre mbi qeverinë për t’u kthyer në normalitet.

“Rreziku i infektimit me koronavirus është ulur ndjeshëm për qytetarët tanë më të moshuar”, sqaroi Spahn.

Megjithatë, ai paralajmëroi kundër një rihapjeje të parakohshme, pavarësisht përparimit në vaksinimin e popullatës.

“Unë i rekomandoj të gjithëve që të tregojmë maturi dhe kujdes më të madh”, theksoi ai.

Ndërkohë, shoqata kryesore e shitësve me pakicë të Gjermanisë i ka kërkuar kancelares Angela Merkel të përcaktojë një strategji të unifikuar të daljes nga bllokimi deri më 3 mars.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments