×
Friday, March 29, 2024

Miliona të krishterë po festojnë Pashkët nën masa izolimi

April 4, 2021


Miliona të krishterë në të gjithë botën po festojnë Pashkët nën masa të reja të kufizimeve të cilat janë vendosur nga ana e qeverive për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Franca nisi masën e izolimit kombëtar më 3 prill pasi numri i pacientëve në spitale është shtuar.

Edhe Italia filloi zbatimin e një bllokimi të rreptë për festën e Pashkëve, duke i vendosur të gjitha rajonet në “zonë e kuqe” përkatësisht me rrezik të lartë gjatë fundjavës së festave.

Në Gjermani, qeveria u tërhoq nga planet për bllokim të rreptë gjatë Pashkëve, por kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje njerëzve të kufizonin kontaktet e tyre shoqërore.

Në Poloni, shkollat, dyqanet dhe bizneset janë mbyllur përsëri, por kishat në këtë vend me shumicë katolike, mbeten të hapura për një numër të kufizuar të qytetarëve. Përveç vendeve evropiane edhe Kanadaja po përballet me një valë të tretë të përhapjes së virusit.

Dy provincat më të populluara të Kanadasë, Ontario dhe Kuebek, vendosën masa izolimi gjatë fundjavës.

Në Filipine, një bllokim që prek më shumë se 24 milionë njerëz në vendin kryesisht katolik u zgjat për një javë tjetër ndërsa autoritetet kanë njoftuar për spitale të mbingarkuara.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments