×
Wednesday, February 12, 2025

Miliarderi japonez: Imazhi i Amerikës po thyhet

June 13, 2020


Imazhi i Amerikës po thyhet”. Deklarata vjen nga njeriu më i pasur i Japonisë, pas krizës së koronavirusit dhe protestave të javëve të fundit anti-racizëm.

“Shpresoj që kjo gjë të ketë impakt afatgjatë, njësoj si Lëvizja për të drejta civile” tha për CNN, miliarderi Tadashi Yanai. 71 vjeçari, është njeriu më i pasur në Japoni dhe një nga më të pasurit në botë sipas revistës prestigjoze Forbes.

Si pronari i Fast Retailing, firmës më të madhe të prodhimit dhe shpërndarjes së veshjeve, Tadashi vlen 31.3 miliardë dollarë, sipas Bloomberg. Gjatë javëve të fundit, aktiviteti i tij tregtar në Amerikë, kryesisht Nju Jork, Filadelfia, Los Anxheles dhe San Francisko ka pësuar humbje, për shkak të protestave që pasuan vdekjen e George Floyd.

“Kjo tregon se Amerika është e përçarë. Situata politike është e nderë. Thjesht nuk po funskionon” thotë Yanai. Kompania e miliarderit po e shfrytëzon krizën e koronavirusit për të ndryshuar strategjinë e të bërit biznes, Brenda dhe jashtë vendit.CNN

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments