×
Thursday, September 23, 2021

Mikpritja shqiptare, ambasadorja Kim: Bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël

September 13, 2021

 Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka marrë pjesë sot në eventin “Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri” ku ka folur për mikpritjen shqipare.

Ajo tha se shumë gjëra fliten për shqiptarët, por kur bota kalon situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë “bukë, kripë e zemër”.

“Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën për kulturën dhe për  artin. Ka shumë gjëra që thuhen për shqiptarët dhe Shqipërinë, por për mua, më e vërteta ndër to është ajo që thuhet për  shqiptarët dhe Shqipërinë, të cilët janë njerëzit e mikpritjes dhe gjithashtu të kurajos. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët janë të gatshëm të mund të ofrojnë dorën e ndihmës, ata e bënë këtë për gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata e ribënë përsëri tani”, u shpreh Kim, duke iu referuar mikpritjes për afganët.

“Dhe në situata kur bota kalon në momente kur duhet vërtet të mbajë shënime, shqiptarët janë të gatshëm të ofrojnë bukë e kripë e zemër. Jam vërtet shumë krenare që ndodhem në mesin tuaj, por gjithashtu e di si një qenie njerëzore, nëse do të rastis ndonjëherë të jem në vështirësi, e di vendin ku mund të strehohem, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet t’i mësojë bota nga ky vend i vogël. Sikurse e përmenda, është një vend i vogël me zemër të madhe”, tha Kim.

Eunews.al

Comments are closed.