Michel viziton Bejrutin në shenjë solidariteti

07 Aug 2020 12:23
Shpërndaje:

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të shkojë nesër në Bejrut, në shenjë solidariteti mes europianëve dhe libanezëve.

Michel tha në Twitter se BE do ta ndihmojë Bejrutin e shkatërruar nga shpërthimet e së martës pasdite ku humbën jetën 154 persona dhe u plagosën 5 000 të tjerë.

Pritet që Michel të takohet me presidenti libanez Aoun, me kryetarin e parlamentit Berri dhe me kryeministrin Diab.

Reklamë Ola

Ndërkohë, Franca njoftoi organizmin e një video-konference donatorësh për Libanin, që do të zhvillohet të dielën dhe ku do të marrin pjesë edhe drejtuesit e institucioneve të BE-së.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x