×
Tuesday, March 28, 2023

Michel: Vendimi i Maqedonisë së Veriut, hap vendimtar drejt BE-së

July 16, 2022



Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut që miratoi sot me 68 vota pro për pranimin e propozimit francez.

Në një postim në rrjetet sociale, Michel thekson se votimi është vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe për BE-në.

Sipas tij, e ardhmja e unionit është bashkë me Maqedoninë e Veriut.

“Votimi i sotëm hap rrugën për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme. Një hap vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe për BE-në. E ardhmja jonë është bashkë dhe ju mirëpresim krahëhapur”, deklaron Michel.



Comments are closed.