×
Friday, October 11, 2024

Michel përshëndet vendimin e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO

May 16, 2022


Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka përshëndetur sot vendimin e Suedisë për të aplikuar për anëtarësim në NATO së bashku me Finlandën.

“Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të shërbente për sigurinë dhe mbrojtjen kolektive”, tha Michel në Twitter.

“Anëtarësimi i mundshëm i vendeve nordike në aleancën ushtarake perëndimore do ta bënte kontributin e vendeve të Bashkimit Evropian në parandalimin e konfliktit dhe luftës gjithnjë e më të paçmuar”, shtoi ai. 




Comments are closed.