×
Monday, June 14, 2021

Michel: BE kërkon të luajë rol pozitiv në çështjen qipriote

February 27, 2021

Bashkimi Europian është i vendosur të luajë një rol pozitiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Qipro, njoftoi një zyrtar i lartë i BE-së.

”Bashkimi Europian do të jetë shumë i përkushtuar për të mbështetur bisedimet e Qipros nën drejtimin e OKB-së si vëzhguese”, deklaroi para gazetarëve presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel pasi liderët e BE-së u takuan përmes një video-konference.

“Ne mendojmë me të vërtetë se mund të luajmë një rol pozitiv ose të frytshëm në mënyrë që të mbështesim të gjitha përpjekjet pozitive që të kemi një përparim më të madh në rajon”, theksoi Michel.

Ai tha se blloku dëshiron “më shumë stabilitet dhe më shumë parashikueshmëri në këtë rajon të rëndësishëm për ne”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi të mërkurën se do të thërriste një takim jozyrtar mbi Qipron në prill, duke përfshirë dy palët e ishullit dhe tre vendet garantuese Turqinë, Greqinë dhe Britaninë e Madhe.

Mbi çështjen e ishullit janë bërë disa përpjekje për zgjidhje paqësore, përfshirë iniciativën e dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për