×
Sunday, September 19, 2021

Meta vë në lëvizje SPAK-un për ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama 3’, zbardhet çfarë po ndodh

September 13, 2021

Pas shkresës së Presidentit Ilir Meta për verifikimin e listës së emrave të kandidatëve për ministra, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hètimet.
Prokuroria e Përgjithshme u ka nisur kërkesë për informacion të gjitha organeve të hètimit në vend, për të marrë informacion për secilin nga ministrat. Sapo të ketë gati dokumentet prokuroria e Përgjithshme do ti përgjigjet kërkesës Presidentit Meta.
Gjithashtu edhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka pohuar se u ka ardhur shkresa dhe kanë nisur verifikimet për disa prej emrave për ministër. Gjithashtu ai është shprehur se do ketë përparësi çështje, kjo për shkak edhe të afatit 7 ditor. Më tej ai shton se pas verifikimeve që do të ndërmerren do japin informacion zyrtar aq sa edhe ligji e parashikon. Të gjitha materialet po përpunohen, dhe pritet që brenda afatit presidentit ti kthehet edhe një përgjigje.

Eunews.al

Comments are closed.