×
Monday, November 29, 2021

Meta: Procesi i Berlinit, mundësi e shkëlqyer për rritjen e bashkëpunimit rajonal

November 25, 2021

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim në Prishtinë me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Presidenti Meta, thekson se vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme.

“Ndamë urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë. Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin”, shprehet ai.

Meta e ka konsideruar procesin e Berlinit si një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal.

“Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane”, shprehet Meta.

Eunews.al

Comments are closed.