‘Meta nuk përfaqëson unitetin e kombit’/ Balla: Ka bërë thirrje për dhunë



Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se Shqipëria nuk meriton që të ketë edhe një vit tjetër një President si Ilir Meta.
Balla gjatë një interviste televizive tha se do t’i takojë Komisionit Hetimor Parlamentar dhe më pas Gjykatës Kushtetuese të vlerësoj se gjetjet tona korrespondojnë me thirrjet e Ilir Metës të cilat u shoqëruan me dhunë.
“Dhe unë po ju them se dhe 21 prilli në Elbasan, vrasja e një qytetari autokton elbasanas nga persona të ardhura nga pjesë të tjera të Shqipërisë, të cilët kanë vrarë me ftohtësi pa asnjë lloj arsye një njeri. Ilir Meta me frymën që krijoi në vend, tensionoi pa shkak dhe pa asnjë të drejtë dhe doli nga ajo që përfaqëson Presidenti i Republikës.
Dhe unë nuk dua të ndërhyjë sot dhe të paragjykojë gjetjet e Komisionit Hetimor por dua tu them se Komisioni Hetimor sipas ligjit përkatës në fund përgatit një raport. Raporti kur identifikon shkelje i shkon edhe institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm, përveç se do ti shkojë Gjykatës Kushtetuese në rast se Kuvendi do ta miratojë atë me 94 vota.
Pra në rast se do të gjendet arsyet për shkarkimin e Presidentit, Presidenti do të shkojë për t’u shkarkuar, raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar i shkon edhe Prokurorit të Përgjithshëm, ku institucion mund të identifikojë edhe shkelje të karakterit penal, pra askush nuk thotë se Ilir Meta e mbyll këtë çështje vetëm me shkarkim.
Nëse do vlerësohet se shkeljet e shtetasit Ilir Rexhep Meta kanë natyrë penale do hetohen nga institucioni i prokurorit, por në këtë proces ne nuk jemi duke kryer një hetim penal, në këtë proces Kuvendi ka iniciuar një procedurë shkarkimi i Presidentit”, tha ai.
Në vijim Balla tha se Presidenti i Republikës, nuk përfaqëson unitetin e kombit, ka kryer thirrje për dhunë.
“Janë katër nene në kushtetutë tek të cilat ne kemi lidhur argumente tona dhe natyrshëm që unë jam kërkuesi. Do jetë komisioni i çështjeve ligjore nesër që do të vlerësoj nëse kërkesa i plotëson në karakterin formal dhe më pas që Komisioni i Ligjeve raportin ta bëjë në një kohë të shkurtër dhe më pas Kuvendi të miratojë ngritje e Komisionit Hetimor”, tha ai.
Balla i bënë thirrje PD-së të mbështes Komisionin Hetimor për shkarkimin e Metës.
“Thirrja ime pa asnjë nuance politike është që edhe PD duhet ta mbështes këtë Komision Hetimor, edhe se PD nuk është në këtë Kuvend, edhe pse brenda deputetëve të opozitës opozitare ka kandidatë që ishin në listën e PD-së dhe do i kërkoja PD që me deputetë e vetë ta mbështesin”, tha Balla.
Balla tha se, “vendimi për shkarkimin e President është një vendim legjitim i këtij parlamenti dhe që ne duhet të na imponohet një kërkesë mbarë qytetare, majtas dhe djathtas që Shqipëria nuk meriton që të ketë edhe një vit tjetër një President si Ilir Meta”.
Balla u ndal dhe tek zgjedhjet ku deklaroi se diferenca mes PS dhe PD-së në këto zgjedhje është 10% dhe në asnjë vend të botës nuk vihet në dyshim një rezultat.
I ftuar në një emision televiziv, Balla tha se nuk do të mundohem të bind Bashën se cilat janë arsyet pse ka humbur, sepse secila prej palëve duhet ta lexojë rezultatin me përgjegjësi në radhë të parë dhe me objektivitet.
“Edhe ne fituesit do të zhvillojmë një proces shumë analitik, përsa përket rezultatit në çdo cep të territorit dhe PD duhet të bëjë një analizë të thellë. Nëse do isha unë kryetar i PD-së nuk do të bëja atë listë që bëri PD në Elbasan”, tha ai.
Balla theksoi se diferenca mes PS dhe PD-së në këto zgjedhje është 10% dhe në asnjë vend të botës nuk vihet në dyshim një rezultat që ka këtë diferencë.
Në vijim duke folur për opozitën, Balla tha se “e përshëndes nëse PD ka kuptuar që rruga e bojkotit dhe e largimit nga institucionet nuk të çon asgjëkundi përveçse në humbjen tjetër të radhës”.
“Sot është miratuar tabela e rezultateve nga KQZ. Prej sot fillojnë numërohen ditët e afateve të ankimimit apo kontestimit. Mendoj që çdo parti politike, ankimet e veta t’i ndjekë në rrugë institucionale. Uroj që PD t’i rikthehet institucioneve. Të qenit jashtë parlamentit nga 26 shkurti i vitit 2019 dhe më pas dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore e nxori PD nga sistemi. Rikthimi i PD në sistem është një lajm i mirëpritur.
Unë realisht e besoj dhe dua të nënvizoj atë që DASH tha që ne përshëndesim rezultatin e zgjedhjeve, vazhdojmë partneritetin e ngushtë strategjik me kryeministrin Rama, por përshëndesim edhe fushatën e PD. PD bëri një fushatë të fortë. Ka rikuperuar në një pjesë të madhe të territorit nga diferenca e madhe e 2017-ës, por të mos harrojmë që këto janë limitet e PD.
Unë rezultatin e PD në Elbasan e kam parashikuar në kokë. Është i njëjti rezultat që PD ka marrë në vitin e vet më të mirë, në 2009. Pra 57 mijë vota ka marrë PD në vitin e vet më të mirë që ka qenë viti 2009. Natyrshëm që me këtë rezultat nuk mund të jepte më shumë se sa ka dhënë. Nëse PS e ka fituar një mandat në Elbasan me 11 mijë vota, PD e ka fituar një mandat në Elbasan me 9 mijë e pak vota”, tha Balla.
Për sa i përket këtyre shifrave që përcaktojnë mandatet, Balla tha se PD në përballjet me PS nuk i ka fituar asnjëherë zgjedhjet.
“Ka qenë gjithmonë një faktor i tretë. Në Shqipëri në gjithë këto vite gjithmonë ka një avantazh në vota të PS. Në 2009 kemi qenë në një avantazh prej 20 mijë votash me PD”, u shpreh Balla.
Balla theksoi se ajo që Eduard Selami kishte thënë me të drejtë ishte që mosnjohja e parlamentit është një akt antikombëtar. Jemi në një moment të rëndësishëm për vendin. Përgjatë Presidencës franceze as nuk mund të flitet për zgjerim”, deklaroi Balla.
Pyetjes pse PS, doli me rritje në këto zgjedhje Balla tha se, “ne na ranë dy fatkeqësi njëherësh dhe përballë kësaj sfide më një buxhet jo të mjaftueshëm megjithëse kemi thënë 285 milion dollarë për rindërtimin. E dyta ne jemi një vend që sot që jemi me 53 raste të reja të identifikuar me COVID dhe vetëm me një humbje jete dhe ndërkohë që fqinji ynë, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja, Greqi kanë ende probleme, ndërkohë që ne e kishim llogaritur në qershor të kishim 500 mijë vaksinime, dhe ne ishim me 1 maj 500 mijë vaksinime.
Duke e lidhur këtë shpjegim, qytetarët shqiptarë kishin para tyre dy oferta, një PS që kishte lidershipin e sprovuar të Edi Ramës një ekip të shkëlqyer dhe natyrshëm një program i cili ishte i pa ekzagjeruar mbi disa gjera konkrete. I patëm premtuar biznesit të vogël të heqim tatim fitimin dhe TVSH për 9 vite e ardhshme. Ne ato gjera që thamë i kishim bërë, ishin fakt dhe qytetarët ose do vazhdonin me PS që të vazhdojë ose këta të tjerët”.

