×
Tuesday, May 20, 2025

Meta mban zvarrë Komisionin e Vettingut/ Presidenti shkel hapur Kushtetutën

May 16, 2021


Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që prej dy muajsh funksionon me një anëtar më pak.

Nga 7 anëtarë që duhet të ketë, ashtu siç e përcakton Ligji për institucionet e Vettingut, KPA ka vetëm 6 anëtarë.

Kujtojmë se me 8 Mars 2021, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi me formë të prerë dënimin me 6 muaj burg për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit,  Luan Daci.

Ky i fundit ka firmosur në një sërë vendimesh që me ngritjen e KPA, pra nga viti 2017 deri në vitin 2020, kur është pezulluar nga detyra.

Meta shkel Kushtetutën 

Sipas “Ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, është  detyrë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që të hapë garën për vakancën në KPA.

CNA.al ka raportuar edhe më herët për këtë skandal të Presidentit, i cili ka zgjedhur të shkelë detyrimet kushtetuese dhe ligjore, ndërkohë që nga ana tjetër del dhe thotë se është në mbrojtje të Kushtetutës.

Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë”, thuhet në nenin 7, pika 1, të Ligjit Nr. 84/2016.

Por, e çuditshme është edhe heshtja e KPA-së, e cila nuk ka reaguar deri më tani për plotësimin e vendit vakant që la Luan Daci.

KPA nuk ka asnjë pengesë që ta adresojë institucionalisht dhe publikisht problematikën e krijuar me vakancën e një prej anëtarëve të tij.

As institucioni i Avokatit të Popullit, që duhej të ishte përfshirë në këtë rast, hesht.

Kur, Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga datat në të cilën vendimi penal ka marrë formë të prere, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Por, të gjitha institucionet duket se kanë zgjedhur të heshtin, duke e lënë kështu Komisionin e Vettingut me 6 anëtarë.

Eunews.al




Comments are closed.