×
Friday, December 3, 2021

Meta “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën: Krizat i shpike vetë, 7×7 s’bëjnë 99. Mos më provoko se…

November 18, 2021

Ilir Meta i është përgjigjur Lulzim Bashës. 

Përmes zëdhënësit të tij, Presidenti Ilir Meta thotë se Basha s’duhet t’i ikë përgjegjësive. 

“Keqardhje që z.Lulzim Basha vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur. Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore:

1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Ekspertët theksojnë: Vendoseni këtë xhel dhe dhimbja do të zhduket menjëherë. Sekreti është në ..Sponosored by MonadPlugDVERTISEMENT

2. Bojkoti i reformës në drejtësi;

3. Djegia e mandateve të deputetëve;

4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit. Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë”, lexohet në postimin e Blushit në rrjetin social.

“Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99. Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET! Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, shtoi zëdhënësi i Metës. 

Eunews.al

Comments are closed.