×
Wednesday, December 8, 2021

Meta: Basha mu ul në gjunjë në Gjermani, me lot në sy mu lut të anuloja protestën e opozitës dhe zgjedhjet

November 22, 2021

Presidenti llir Meta në një konferencë për shtyp i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Presidenti zbuloi takimin me Bashën në Gjermani në datat 2-3 qerrshor 2019. Meta tha se me lot në sy Basha iu lut që të anulonte protestën e opzotës të thirrur më 8 qershor dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Do të ndalem te disa fakte, pasojat e këtij vendimi të rëndë të zotit Basha për mosmmarrjen pjesë në zgjedhje. Siç jeni edhe ju në dijeni, presidenti në respekt të Kushtetues caktoi datën 30 qershor, sa më shumë afrohej data aq më tepër rritej dhe përshkallë3zoi tensioni midis forcave politike në vend, midis mitingjeve të opozitës dhe anti mitingjeve të kryeministrit. Në gjuhën e urrejtjes akuzonin njëri-tjetrin. Kjo situatë u shoqërua me shumë protesta masive. Shumë qytetarë u plagosën. Kjo tensionoi shumë rëndë klimën politike.

Në datë 2 qershor opozita mbajti protestën e 7 të saj dhe në përfundim paralajmëroi mbajtjen e protestës finale në datën 8 qershor. Gjuha e urrejtjes tregonte qartë se Shqipëria të shkonte në përshkallëzim, duke rrezikuar rëndë paqen në vend. në ditët që i paraprinë kësaj proteste siç protesta finale që do bëhej hataja, presidenti administroi informacion të klasifikuar se gjatë kësaj proteste do të përdorej dhunë.

Në datë 6-8 qershor presidenti indohej në Gjermani. Në të njëjtën periudhë erdhi edhe Basha në Gjermani, dhe iu lut presidentit, duke iu përgjëruar me lot në sy që presidenti të anulonte protestën e opozitës në 8 qershor por edhe të shtynte zgjedhjet. Protesta q kishte thirrur do të degradonte në dhunë dhe ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar. I trembur dhe i panikosur nga përgjegjësitë e tij të cilin e gënjente në mitingje, si dhe i frikësuar nga përgjegjësitë ligjore që do të mbante për dhunën Basha iu ul në gjunjë presidentit që të shtynte zgjedhjet. Këtë sipas Bashës presidenti duhet ta bënte direkt nga Gjermania,” deklaroi Meta.

Eunews.al

Comments are closed.