×
Tuesday, February 11, 2025

Mësimi i shkëlqyer i kryeministrit shqiptar për burokratët e BE-së

March 29, 2020


Nga: Roberto Vivaldelli

“Ne nuk jemi një vend i pasur por nuk i harrojmë vëllezërit italianë që na ndihmuan dhe na pritën”. Është një fjalim që do të mbetet i gdhendur në histori, të paktën në marrëdhëniet midis dy popujve, ai i Edi Ramës, Kryeministri i Shqipërisë, i cili foli dje nëpërpmjet Facebook, përpara 30 punonjësve shëndetësorë – mjekë dhe infermierë – duke u nisur për në Itali nga kryeqyteti, Tirana.

Një shembull solidariteti midis popujve dhe kombeve, si dhe një mësim i bujarisë së madhe për një komb të vogël, jo shumë të pasur, por krenar si Shqipëria, e cila nuk harron të kaluarën dhe lidhjen e saj të thellë me vendin tonë. Kjo emergjencë do të na kujtojë kush tregoi solidaritet me vendin tonë, në raste nevoje, dhe kush jo: ndërsa Kryeministri shqiptar mbajti fjalimin e tij prekës, në fakt, Presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte duke ‘ngrirë’ Italinë – duke deklaruar se nuk ka “asnjë plan për “Bondet Corona”, ajo fjalë është një lloj parrullë, nuk punohet për këtë”, duke marrë parasysh rezervat e vendeve të Evropës veriore – të udhëhequra nga Gjermania – “të justifikuara” në eurobonde.

Megjithatë, fjalët e Edi Ramës janë mbi të gjitha një mësim në stil për një klasë të buroktatëve në BE, të cilët në këtë emergjencë shëndetësore – e cila më vonë u kthye në një krizë politike – treguan të gjithë cinizmin dhe papërshtatshmërinë e tyre. Italia me siguri nuk do të harrojë solidaritetin e Tiranës dhe egoizmin e Bashkimit Evropian.

Fjalimi i Kryeministrit shqiptar: “Italia është shtëpia jonë”

“Ne nuk jemi pa kujtesë: ne nuk mund të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk braktisin kurrë një mik në nevojë. Sot ne jemi të gjithë italianë, dhe Italia duhet të fitojë dhe do ta fitojë këtë luftë edhe për ne, për Evropën dhe tërë botën”, shpjegoi Edi Rama, duke përshëndetur një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë të dërguar në Itali në aeroportin e Tiranës për të ndihmuar kolegët e angazhuar në luftën kundër koronavirusit në Lombardi, siç raportohet nga Tgcom24.

“Ju anëtarë kurajozë të këtij misioni për jetën, po largoheni për një luftë që është edhe e jona”, shtoi Kryeministri shqiptar duke i’u drejtuar ekipit shëndetësor. “Tridhjetë mjekët dhe infermierët tanë po nisen për në Itali sot, nuk janë shumë dhe nuk do të zgjidhin betejën midis armikut të padukshëm dhe këmishave të bardha që po luftojnë në anën tjetër të detit. Por Italia ka qenë shtëpia jonë pasi vëllezërit dhe motrat tona na shpëtuan në të kaluarën, duke na pritur dhe duke na birësuar ndërsa ne vuanim këtu”, shtoi Rama në përshëndetjen e shkurtër që mori pjesë edhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

“Vende të tjera shumë të pasura janë mbyllur: ne nuk harrojmë”

Kryeministri më pas bëri një thirrje, pa përmendur emra, drejt vendeve që janë shumë më të pasura se Shqipëria, të cilat sidoqoftë menjëherë mbyllën dyert përpara vendit tonë. “Ne po luftojmë të njëjtin armik të padukshëm. Burimet njerëzore dhe logjistike nuk janë të pakufizuara, por ne nuk mund t’i mbajmë ato në rezerva ndërsa në Itali tani ka një nevojë të madhe për ndihmë. Është e vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre, dhe vendet shumë të pasura kanë kthyer shpinën te të tjerët. Por ndoshta është sepse ne nuk jemi të pasur apo edhe pa memorie, nuk mund të lejojmë të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk e braktisin atë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments