Mesazhi/ Ambasada e SHBA: Sjellja e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës do të jetë mjet për forcimin e besimit

26 Jun 2021 16:33
Shpërndaje:

Ambasada e SHBA në Shqipëri përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetje për KLP-në, në vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët.

Postimi i Ambasadës:

Ambasada Amerikane mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standarteve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021.

Reklamë Ola

Këshilltarja Rezidente Ligjore e OPDAT, Michelle Lakomy, drejtoi diskutimet me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjorë mbi standartet etike ndërkombëtare për prokurorët.

Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale.

Reklamë InterMedika

Eunews.al