×
Monday, November 29, 2021

Merkel: Putin të ndërhyjë në mosmarrëveshjen polako-bjelloruse për migrantët

November 10, 2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për situatën kritike në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë lidhur me fluksin e migrantëve.

Në bisedë kancelarja i kërkoi Putinit të ndërhynte dhe të ushtronte ndikimin e tij te presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko.

Ajo e konsideroi çnjerëzor shfrytëzimin e migrantëve, që është krejtësisht i papranueshëm.

”Në telefonatën me Putinin kancelarja ka nënvizuar se shfrytëzimi i migrantëve kundër Bashkimit Evropian përmes regjimit bjellorus është çnjerëzor dhe një gjë e tillë është krejtësisht e papranueshme. Ajo i kërkoi presidentit rus që të ushtronte ndikimin e tij te regjimin e Minskut”, thuhet në të njoftim për shtyp nga Berlini zyrtar.

Kujtojmë se dy grupe të mëdha migrantësh arritën sot të depërtonin në territorin polak.

”Disa dhjetëra njerëz arritën të shkatërrojnë barrierat pranë fshatrave Krynki dhe Bialowieza dhe të kalojnë kufirin”, njoftoi agjencia polake e lajmeve PAP.

Autoritetet e forcave kufitare theksuan se ”në të dyja rastet barrierat u shkatërruan me dhunë”.

Polonia refuzon të lejojë emigrantët të hyjnë në territorin e saj dhe në javët e fundit ka dërguar qindra përforcime në kufi, si dhe ka ngritur një gardh me tela me gjemba, në një përpjekje për të ndaluar çdo tentativë depërtimi nga migrantët.

Eunews.al

Comments are closed.