×
Wednesday, December 11, 2024

Merkel: Pushtimi i Ukrainës pikë kthese në historinë e Europës

February 25, 2022


Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, ndërsa ka shprehur solidaritetin e saj.

“Kjo luftë nga Rusia shënon një pikë kthese të madhe në historinë e Evropës, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Merkel.

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe unë e dënoj atë në termat më të ashpër të mundshëm”, tha Merkel në Berlin.

“Mendimet e mia dhe solidariteti im janë me popullin ukrainas dhe qeverinë e udhëhequr nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në këto orë dhe ditë të frikshme”, theksoi ajo, duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për BE-në, NATO-n, OKB-në dhe G7 në përpjekjet e tyre drejt ndalimit të shpejtë të luftës.

Merkel ishte në detyrë si kancelare në Gjermani në vitin 2014 kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë. Në atë kohë, ajo kishte theksuar rëndësinë e mbajtjes së komunikimit të hapur me Moskën.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se këtë herë ishte ndryshe sepse sulmi i fundit shënjestronte të gjithë Ukrainën.




Comments are closed.