×
Saturday, September 18, 2021

Merkel përfundon takimet bilaterale me liderët e Ballkanit Perëndimor

September 14, 2021

Kancelarja Angela Merkel ka përfunduar takimet bilaterale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku më pas kanë shkuar në ambientet e një biznes gjerman që ka investuar në Tiranë. Merkel u ka shprehur falënderimet të gjithëve duke u thënë se e kishte të pamundur që të mund të vizitonte të gjithë vendet një e nga një .

“Faleminderit që erdhët. Ishte e pamundur për mua të vija në të gjithë vendet tuaja pasi do më duheshin 3 ose 4 ditë dhe nuk mund të bëhej dot në këtë situatë. Këtu jemi në një investim gjerman”, tha Merkel.

Kancelarja Merkel zhvilloi takime me kryeministrin e Bosnjës, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeministrin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut dhe kryeministren serbe, Ana Brnabić.

Temat e bisedave kanë të bëjnë me nevojën për bashkëpunim mes këtyre vendeve në kuadër të Nismës së Berlinit.

Eunews.al

Comments are closed.