×
Sunday, July 19, 2020

Merkel: Pak shpresa për marrëveshjen e Fondit të Rimëkëmbjes së BE

July 19, 2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është e mundur që liderët e BE të mos arrijnë një marrëveshje sot për paketën e diskutueshme të rimëkëmbjes shumëmiliardë euroshe si edhe për buxhetin afatgjatë.

“Ende nuk mund të them nëse do të mund të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi sot Merkel.

“Ekziston shumë gatishmëri, por ka shumë pozicione të ndryshme… është shumë e mundur që sot të mos ketë rezultat”, theksoi ajo.

Të 27 udhëheqësit e Bashkimit Europian i kanë shtuar një ditë samitit të tyre, ndërsa përpiqen të nënshkruajnë një marrëveshje për një paketë të madhe stimulimi miliarda eurosh për ekonomitë e tyre dhe buxhetin e tyre afatgjatë, të dëmtuara nga virusi Covid-19.

Krerët e qeverive do të rikthehen sot në orën 10:00 GMT pasi një propozim i ri për planin, i paraqitur nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dukej se po merrte diskutime në drejtimin e duhur, por nuk arriti të zgjidhë shumë pyetje të mprehta çka mund të bllokojë këtë marrëveshje.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për