×
Friday, October 22, 2021

Merkel në Moskë: Të vazhdohen negociatat e paqes në Ukrainën Lindore

August 21, 2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot në Moskë se ishte e nevojshme “të mbaheshin gjallë” negociatat e paqes në Ukrainën Lindore, pavarësisht ngadalësisë së tyre në sfondin e tensioneve të thella ruso-ukrainase.

“Këshilla ime është që të vazhdoni të përpiqeni ta mbani gjallë këtë format dhe të mos përfundoni në ngërç, edhe nëse përparimi nuk është aq i shpejtë sa kemi shpresuar”, shtoi Merkel.

Edhe presidenti rus, Vladimir Putin, gjithashtu, bëri thirrje për këtë, duke akuzuar Ukrainën se donte t’i minonte ato.

“Ne kemi përshtypjen se autoritetet e vendit kanë vendosur të braktisin një zgjidhje paqësore në parim”, komentoi ai.

Marrëveshjet e paqes të Minskut, të nënshkruara në 2015 nën patronazhin e Parisit dhe Berlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainën lindore me separatistët pro-rusë, u dhanë fund luftimeve, por asnjë zgjidhje politike nuk u gjet.

Ky konflikt, i cili sipas Ukrainës dhe Perëndimit filloi me mbështetjen e Rusisë, erdhi menjëherë pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga Moska në 2014.

Merkel, e cila do të largohet nga pushteti në vjeshtë, i tha Putinit se ajo do të vazhdojë “të punojë për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës deri në ditën e fundit të mandatit të saj”.

Eunews.al

Comments are closed.