×
Tuesday, July 23, 2024

Merkel: Marrëveshja BE-Kinë e rëndësishme

May 5, 2021


Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrojti sot marrëveshjen e investimeve të përfunduar në fund të vitit 2020 midis BE-së dhe Kinës, pavarësisht tensioneve aktuale të forta që ndërlikojnë ratifikimin e saj nga 27 shtetet anëtare.

“Pavarësisht të gjitha vështirësive, që sigurisht do të shfaqen në lidhje me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, ajo është një iniciativë shumë e rëndësishme, e cila hap reciprocitet më të madh në hyrjen në tregjet tona reciproke”, tha kancelarja gjatë një konference të organizuar nga CDU/CSU.

Komisioni Europian, që administron politikën tregtare të 27 vendeve anëtare të BE, përfundoi një marrëveshje të papritur investimesh me Pekinin në fund të vitit 2020, pas vitesh bllokimi.

Gjermania, industritë e së cilës lakmojnë tregun kinez, ishte një nga promovuesit më të flaktë të këtij teksti.

Por BE që atëherë ka vendosur sanksione ndaj Kinës, e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang.

Pekini u përgjigj duke vendosur sanksione ndaj deputetëve të ndryshëm, akademikëve dhe think tank-ut gjerman MERICS.

Të martën, zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis, tregoi se përpjekjet për të ratifikuar këtë marrëveshje nga Parlamenti Europian dhe 27 vendet anëtare të BE ishin aktualisht de facto në një ngërç.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments