Merkel-Lukashenko bisedë telefonike mbi krizën e migrantëve



Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko mbi gjendjen e vështirë të disa mijëra migrantëve në kufirin e jashtëm të BE-së midis Polonisë dhe Bjellorusisë, raportoi sot televizioni shtetëror bjellorus.
Biseda zgjati rreth 50 minuta. Ata diskutuan mundësitë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në kufi. Gjithashtu u diskutua mbështetja humanitare për migrantët e bllokuar në zonën kufitare.
Merkel dhe Lukashenko ranë dakord për të patur kontakte të mëtejshme.
Kjo ishte hera e parë që Merkel bisedonte me Lukashenkon që pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në Bjellorusi në gusht 2020.
BE-ja nuk e njeh më atë si president për shkak të ‘rezultateve të falsifikuara’ të zgjedhjeve dhe aksionit të forcave të sigurisë ndaj demonstruesve paqësorë, duke vendosur sanksione ndaj vendit.
Eunews.al

