×
Thursday, March 27, 2025

Merkel: Gjermania e gatshme për një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike

February 20, 2021


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot gatishmërinë e Gjermanisë për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet transatlantike.

“Përshëndes zotimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për rivendosjen e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe partnerëve të tij europianë”, tha udhëheqësja gjermane në fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kancelarja shtoi se komuniteti ndërkombëtar kishte, gjithashtu, nevojë për një axhendë të përbashkët për t’u marrë me Kinën, të cilën e përshkroi si një konkurrente dhe partnere.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments