×
Tuesday, September 27, 2022

Merkel: Duhen masa më të forta përballë pandemisë

January 14, 2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje sot në mbrëmje për kufizime të shtrënguara ndjeshëm në Gjermani përballë pandemisë COVID-19.

“Virusi mund të përmbahet vetëm me masa të përforcuara qartë”, vlerësoi ajo gjatë një takimi të udhëheqjes së lëvizjes së saj konservatore, CDU, sipas një burimi në takim.

Sipas faqes informative të revistës “Der Spiegel” dhe asaj të së përditshmes “Bild”, ndër masat nën studim janë rivendosja e kontrolleve kufitare, si pranverën e kaluar, një përgjithësim i vënies së maskës FPP2 nga popullata, vendosja e teleworking dhe madje edhe mbyllja e transportit publik.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments