×
Wednesday, December 11, 2024

Merkel dhe Macron mbledhin online në Sofje liderët e Ballkanit

November 7, 2020


Të martën do të zhvillohet online samiti i Sofjes i cili do të të drejtohet nga Bullgaria e Maqedonia. Treshja qe do te hape zyrtarisht samitin qe mbahet ne kuadër të Procesit të Berlinit është: kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu ( gjatë 2 viteve te fundit RÇ është një prej institucioneve më të rëndësishme në rajon) dhe Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi.

Në seancën plenare që nis në orën 11.25 minuta dhe ku diskutohet Tregu i Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit. Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emanuel Macron dhe Presidenti të Malit të Zi Gjukanovic. Ndërkohë vendimi më i rëndësishëm i këtij samiti është krijimi i Tregut të Përbashkët rajonal.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments