Merkel: BE të përgatitet edhe për një “no deal” për Brexit



Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi sot Bashkimit Europian të përgatitet për një “no deal” të mundshëm mbi Brexit në negociatat për marrëdhënien e ardhshme tregtare me Britaninë e Madhe.
“Do të vazhdoj të mbroj një zgjidhje të mirë, por ne, në BE, duhet dhe do të na duhet të përgatitemi për rastin e mosarritjes së një marrëveshjeje”, deklaroi para dhomës së deputetëve gjermane, kancelarja, Merkel, në ditën e parë të presidencës së radhës nga Gjermania të Bashkimit Europian.
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian filluan të hënën përpjekjet intensive për marrëdhënien post-Brexit, me vullnetin e përbashkët për të avancuar fundin dhe për të shmangur një “no deal” potencialisht shkatërrues në fund të vitit.
Britania e Madhe u largua nga BE më 31 janar, por vazhdon të aplikojë rregullat europiane deri më 31 dhjetor.
“Britania e Madhe do të duhet të vuajë pasojat e një marrëdhënieje ekonomike më të dobët me Bashkimin Europian në fund të procesit të Brexit”, paralajmëroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në disa gazeta europiane.
Eunews.al

