×
Tuesday, December 6, 2022

Meloni: Do t’i rikthejmë dinjitetin Italisë

September 27, 2022

Giorgia Meloni, e cila do të bëhet liderja e parë e ekstremit të djathtë në Itali që nga Lufta e Dytë Botërore, tha se dëshiron të përmirësojë atë që i bashkon njerëzit në vend, në vend të asaj që i ndan, pas fitores së aleancës së saj në zgjedhjet parlamentare në fundjavë.

“Italianët na kanë besuar një detyrë të rëndësishme. Tani është detyra jonë që të mos i zhgënjejmë dhe të bëjmë çmos për t’i rikthyer dinjitetin dhe krenarinë kombit”, shkroi ajo në Twitter.

“Meloni do të drejtojë koalicionin e krahut të djathtë në pushtet pasi aleanca e saj siguroi një shumicë absolute të vendeve në të dy dhomat e parlamentit”, konfirmoi dje Ministria e Brendshme.

Sipas të dhënave, “Fratelli d’Italia” e Melonit dhe partnerët e saj, populistja e djathtë “Lega” dhe konservatorja “Forza Italia”, kanë marrë 112 nga 200 vendet në Senat dhe 235 nga 400 vendet në Dhomën e Deputetëve.

“Sot ne bëmë histori”, shkroi Meloni më herët në Twitter.

Meloni do të bëhet kryeministrja e parë në historinë e Italisë, pasi aleanca të bjerë dakord për një koalicion qeverisës dhe të marrë mandatin për t’u qeverisur nga presidenti Sergio Mattarella.

Negociatat e koalicionit mund të fillojnë vetëm pasi parlamenti i ri të ketë filluar punën në mes të tetorit.

Aleanca e qendrës së majtë e udhëhequr nga Social-demokratët, Lëvizja “Pesë Yjet” (MoVimento 5 Stelle-M5S) dhe Aleanca e Qendrës (Alleanza del Centro-AdC) nuk ishin në gjendje të ndalonin kundërshtarët e tyre, të cilët shkuan në zgjedhjet e së dielës me më shumë vrull.

Qeveria e re pritet të marrë masa kundër migrantëve si dhe të luftojë dhe rinegociojë kushtet e fondit të rindërtimit për Covid-19 në Bruksel.

Gjatë fushatës, Meloni premtoi gjithashtu se do të ulte taksat.



Comments are closed.