×
Saturday, February 4, 2023

Meloni: BE, përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor

December 6, 2022


Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot se, BE ka një përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Meloni takoi Kryeministrin Edi Rama, i cili pret pjesëmarrësit në nisje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, i pari që zhvillohet në rajon.

Në një prononcim për mediet vendase dhe ndërkombëtare, Meloni u shpreh se, “kemi një përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos edhe për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Është e rëndësishme që të forcojmë procedurat për hyrjen e këtyre vendeve në BE”.

“Mendoj se ka shumë çështje për të cilat ne duhet të punojmë së bashku, sa i përket ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe çështjeje të tjera, të cilat ju e dini që Italia është e angazhuar plotësisht. Prandaj do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për shumë çështje, si roaming etj., të cilat do të diskutohen dhe siç e dini sigurisht që mund të keni besim tek Italia në lidhje me këtë”, tha Meloni.



Comments are closed.