×
Thursday, July 25, 2024

Mediat serbe dhe ruse, jehonë sulmit të Metës e Berishës ndaj SHBA

May 23, 2021


Mediat serbe dhe ruse i bëjnë jehonë sulmit të Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Portali i Kremlinit Sputnik, në edicionin e saj në gjuhën serbe, por edhe televizioni shtetëror i Serbisë, i ka bërë mjaft jehonë me disa shkrime sulmeve të Metës.

Portali i financuar nga ministria e Jashtme ruse, Sputnik, i cili transmeton në disa gjuhë, në edicionin ballkanik që ka në gjuhën serbe shkruan se “Presidenti shqiptar Ilir Meta i doli në krah të Sali Berishës në një shkëmbim fjalësh të ashpra me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendosja e ish-kryeministrit në listën e zezë të SHBA ishte ‘një veprim i turpshëm dhe i neveritshëm i lobit antishqiptar’.

Sputnik thekson se Socialistët shqiptar po përgatiten të zëvendësojnë Ilir Metën nga posti i Presidentit, e ky i fundit ka nisur një betejë me qeverinë amerikane.

Televizioni publik serb RTS, thekson në një kronikë të saj se Departamenti i Shtetit i SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të korrupsionit, keqpërdorimit të fondeve dhe minimit të demokracisë.

“Është një veprim i turpshëm, i pandershëm dhe i neveritshëm,” shkroi Meta, duke akuzuar “lobin antishqiptar”  se qëndron pas kësaj lëvizje nga Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken, thekson RTS.

Kurse gazeta më e rëndësishme politike e Beogradit për çështjet e gjeopolitikës dhe që mbron tezat e ministrisë së jashtme të vendit Politika, thekson se “Sali Berisha, një nga politikanët më të fuqishëm shqiptarë në tre dekadat e fundit, njoftoi se do të padisë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken për shpifje para një gjykate Franceze, pasi ai u ndalua të hynte në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Eunews.al

Departamenti i Shtetit deklaroi se retorika e Berishës tregon se ai dëshiron të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit. Përveç Sali Berishës, me këtë akt, gruaja e tij Lira Berisha, djali Škeljzen dhe vajza Argita Berisha Maltei u ndaluan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, raporton RTS.



Comments are closed.