×
Wednesday, September 11, 2024

Me Trump apo Biden, Europa e humbur

November 5, 2020


Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, procesi i numërimit të votave po evidenton një ndarje të ngushtë midis kandidatëve ajo që ndiqet me shqetësim është që kushdo qv do të jetë Presidenti I ardhshëm do të ketë një pushtet shumë të kufizuar.

Nuk është sekret që shumica e evropianëve janë lutur që Joe Biden të fitojë presidencën, por me kushtet me të cilat mund t’a fitojë atë e bën Presidentin një alternative jo më të mire se kundërshtari i tij.

Në shkrimin e Politico.eu nëse Donald Trump, presidenti që Evropa pëlqen të urrejë, të kishte mbizotëruar me një diferencë të gjerë, Evropa të paktën do të kishte qartësi në opsionet e saj dhe do të mund të planifikonte në përputhje me rrethanat.

Në vend të kësaj, Amerika mbetet e ndarë si kurrë më parë. Kjo nuk është vetëm e keqe për Sh.B.A., por gjithashtu do të minimizojë shpresat në Evropë për një rrugë të qartë përpara në marrëdhëniet transatlantike.

Po, marrëdhëniet transatlantike do të përmirësoheshin në mënyrë të pashmangshme nën një presidencë të Biden pas hidhërimit të viteve të Trump. Sidoqoftë, axhenda ambicioze që shumë udhëheqës evropianë shpresonin të ndiqnin gjithçka, nga politika mjedisore te tregtia te mbrojtja, tashmë duket se është e paarritshme.

Arsyeja është e dyfishtë. Jo vetëm nga fakti që Biden-it do t’I mungojë një mandat i fortë nëse fiton, por Kongresi duket se ka të ngjarë të mbetet i ndarë, me Demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Republikanët në krye të Senatit.

Termi teknik për atë konstelacion është “ngër”. Kjo do ta detyrojë Biden të ndodhet në të njëjtin pozicion me të cilin Trump u përball për dy vitet e fundit.

Pa një shumicë në të dy dhomat e Kongresit, asnjë president nuk do ishte në gjendje të ndiqte shumë nga axhenda e tij legjislative, duke u mbështetur në vendimin e ekzekutivit, urdhra që mund të jenë të kthyeshme nga çdo pasardhës.

Për Evropën, kjo i bën SHBA një partner jo të sigurtë kur bëhet fjalë për ndjekjen e një axhende ambicioze globale.

Nuk është e nevojshme të shikohet më tej se marrëveshja bërthamore e Iranit e vitit 2015 për të kuptuar se çfarë është në lojë. Pa një shumicë demokratike në Senat, Obama u përball me një zgjedhje pa marrëveshje ose një që nuk kishte legjitimitetin e plotë të një traktati sipas ligjit të SHBA. Ai zgjodhi kursin e fundit, vetëm për të parë marrëveshjen, të cilën Evropa dhe SH.B.A. negociuan me Iranin dhe fuqitë e tjera botërore për një periudhë prej më shumë se një dekade, të shembet pasi Trump hyri në zyrë dhe e braktisi atë.

E njëjta dinamikë ishte në lojë me marrëveshjen e klimës në Paris. Pa një vendimarrje nga Kongresi, ishte shumë më e lehtë për Trump të tërhiqej.

Kjo është arsyeja pse udhëheqësit evropianë shpresonin që Biden do të fitonte me një rezultat të plotë me demokratët.

Në të vërtetë, shumë nga sondazhet përpara ditës së zgjedhjeve vërtetonin atë drejtim, duke ushqyer pritshmëri në disa cepa të Kontinentit të një “revolucioni” në shkallën e fitores së Ronald Reagan më 1980, një fitore që shkaktoi një ndryshim dramatik të drejtimit në politikën amerikane.

Një fitore e fortë e Biden mund të ketë lejuar Uashingtonin dhe aleatët e tij evropianë të ndjekin llojin e agjendës gjithëpërfshirëse transatlantike që shumë mendojnë se është thelbësore për të rinovuar dhe ripërcaktuar aleancën, veçanërisht përpara sfidës në rritje të paraqitur nga Kina.

Megjithëse disa në Evropë, veçanërisht në Gjermani, kanë sinjalizuar interes në përpjekjen për të ringjallur përpjekjen për të hartuar një marrëveshje të tregtisë së lirë transatlantike, mund të mos ia vlejë përpjekja nëse presidenti i ardhshëm nuk mund ta arrijë atë përmes Kongresit.

Duke pasur parasysh moshën e tij, Biden mund të zgjedhë të jetë një president me një mandat. Nëse ai do të pasohej nga një Republikan në formën e Donald Trump – e mundshme është që duke pasur parasysh klimën aktuale politike Amerikane – pse të shqetësohen për negociata të marrëveshjeve që mund të avullojnë shumë shpejt, në momentin e pare që ai të mos jetë më President?

Përgjigja mund të jetë se Evropa nuk ka ndonjë mundësi më të mirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë. E përballur me një Rusi gjithnjë e më luftarake, Evropa ka nevojë për ombrellën e sigurisë së Amerikës më shumë se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Gjermania dhe vendet e tjera do të bëjnë gjithçka që munden për të mbajtur SHBA të angazhuara në mbrojtjen e Evropës.

Megjithatë, kjo çështje mund të mbetet një burim tensioni me një administratë të Biden, e cila, si Trump, është e prirur të përqendrohet më shumë në Kinë në vitet e ardhshme. Një administratë e Biden ka të ngjarë të ndjekë politikën e Trump për të shtyrë Evropën të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, megjithëse me një ton më pak agresiv.

Me ekonominë e Evropës të goditur nga pandemia dhe oreksi i publikut për më shumë shpenzime për mbrojtjen e vakët në rastin më të mirë, çështja e sigurisë duket se do të mbetet një burim i tensionit transatlantik.

Me fjalë të tjera, edhe nëse shumica e evropianëve mezi presin të shohin largimin e Trump, ata së shpejti mund ta gjejnë veten të mbërthyer në të njëjtën situatë ku kanë qenë për katër vitet e fundit: Duke shpresuar për më të mirën, por duke u frikësuar më së keqes.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments