×
Wednesday, March 29, 2023

Me ose pa marrëveshje, Brexit do të godasë ekonominë britanike

November 6, 2020



Për komunitetin e biznesit britanik, nuk është e dhënë por jetike të shmanget kaosi. Megjithatë, një marrëveshje tregtare postBrexit do të jetë larg dhe nuk do të shmangë një goditje tjetër në një ekonomi në mes pandemisë.

Dokumente, kontrolle kufitare, dhimbje koke si pasojë e rregulloreve të reja, kjo është ajo që i pret bizneset britanike pas 1 janarit.

Britania e Madhe do të përballet me ndryshimin më të madh në historinë e saj moderne, me marrëveshje ose jo”, theksoi David Henig, zyrtar britanik i qendrës së kërkimit ECIPE (European Centre For International Political Economy).

“Tregtia pothuajsefluide mes Britanisë së Madhe dhe BE do të zëvendësohet nga pengesa të rëndësishme. Kjo do të ketë në mënyrë të pashmangshme një efekt në ekonomi”, theksoi ai.

Një marrëveshje e tregtisë së lirë, qoftë edhe e favorshme, nuk do të ofrojë kurrë të njëjtat përfitime si përkatësia në tregun e vetëm dhe në bashkimin doganor që lejon lëvizjen e lirë të mallrave.

Mund të shoqërohet me tarifa, megjithëse të ulëta, për produkte të caktuara, siç parashikohet, për shembull, nga marrëveshja tregtare e sapo nënshkruar mes Britanisë së Madhe dhe Japonisë.

Me BE, tregtia do t’i nënshtrohet një sërë formalitetesh administrative, veçanërisht në industrinë e automobilave dhe ushqimit.

Bizneset do të duhet të bëjnë deklarata doganore përpara se malli të kalojë kufirin, përndryshe nuk mund të hyjnë në BE.

Mallrat e shkëmbyera mund t’i nënshtrohen verifikimit. Sa për sjelljen e punëtorëve europianë, do të jetë më e vështirë.

Sektori financiar nga ana e tij do të humbasë pasaportën e tij europiane që i lejon atij të ofrojë shërbimet e tij në kontinent.

Ndërsa priten tronditje të mëdha të menjëhershme në tregjet e financiare, shumë banka kanë transferuar aksionet drejt kontinentit dhe shpresojnë të përfitojnë nga një regjim rregullator i ekuivalencës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments