×
Tuesday, September 15, 2020

Me iniciativën e Taulant Ballës, Kuvendi organizon Konferencën Ndërkombëtare për Luftën ndaj Antisemitizmit

September 15, 2020

Kuvendi i Shqipërisë me iniciativën e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla do të organizojë një Konference Ndërkombëtare për Luftën ndaj Antisemitizmit në fund të Tetorit 2020.

Kjo Konferencë do të organizohet në bashkëpunim me Robert Singer kryetarin e Lëvizjes për Luftën ndaj Anti-semitizmit, Qëndrën për Impaktin e Ebrejve në Izrael dhe me mbështetjen e të Dërguarit Special për të Monitoruar dhe Luftuar Antisemitizmin në Departamentit e Shtetit Amerikan.

Në këtë Konferencë e cila do të zhvillohet online për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, do të jenë pjesëmarrës eksponentë të lartë të vendimmarrjes së SHBA-ve, OKB-së, OSBE-së, BE-së dhe rajonit.

Në dy sesionet e Konferencës do të diskutohet mbi modelin unik shqiptar të bashkëjetesës fetare dhe eksperiencave më të mira për luftën ndaj anti-semitizmit.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për