×
Saturday, June 19, 2021

McCallister uron Ramën për fitoren: Ndjekim me vëmendje procesin e zgjerimit

May 6, 2021

Zv/Presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

McAllister thotë se po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, dhe beson se ky proces ka të ardhme si për Shqipërinë, ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

‘’Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.’’- tha McAllister.

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për