×
Wednesday, September 28, 2022

Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje kundër koronavirusit

February 17, 2021

“Vala e dytë” përbën një sfidë për zonën Shengen dhe kufijtë e saj të hapur. Një nga arritjet më të mëdha të BE-së po vihet sërish në pikëpyetje, thotë Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn.
Mbrojtja e shëndetit publik është një përparësi për të gjithë. Jemi duke luftuar me këtë virus prej tashmë një viti, dhe do të vazhdojmë edhe në vitin 2021. Por liria e udhëtimit është një e drejtë themelore në Evropë, e ankoruar me traktate dhe me Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së.

Komisioni i BE-së e ka bërë të qartë se: Mbylljet e kufirit nuk janë në përputhje me ligjin aktual të BE-së. Masat që kufizojnë lirinë e udhëtimit duhet të jenë proporcionale dhe nuk duhet të shkojnë përtej asaj që është absolutisht e nevojshme. Në çdo rast, duhet të ketë përjashtime të qarta dhe të pakufizuara për banorët e zonave ndërkufitare dhe masa për të mbrojtur zonat kufitare.
Është detyra jonë që ta kapërcejmë këtë sprovë të vështirë së bashku, pa e cënuar arritjen tonë të përbashkët, Evropën, me kthime në reflekse kombëtare të harruara prej kohësh.

Jean Asselborn është ministri i Jashtëm i Luksemburgut

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments