×
Sunday, December 1, 2024

Mbyllet era e Corbyn. Avokati londinez Keir Starmer zgjidhet lideri i laburistëve

April 4, 2020


Epoka e Jeremy Corbyn ka përfunduar zyrtarisht. Pas më shumë se tre muajve zhvillimi  të primareve të brendshme, më në fund Partia Laburiste ka zgjedhur drejtuesin e saj të ri. Anëtarët e partisë vendosën, siç pritej gjerësisht, që t’ia besonin udhëheqjen Keir Starmer, i cili në qeverinë hije të Corbyn mbante një nga rolet kryesore, atë të Sekretarit të Shtetit për Brexit.

Avokati 57-vjeçar nga Londra fitoi në raundin e parë me 56.2% të votave dhe mundi dy pretendentët e tij, 40-vjeçaren Rebecca Long Bailey (27.6%) njëkohësist e mbështetur nga Corbyn, dhe surprizën e vërtetë të kësaj përballjeje Lisa Nandy (16.2%), një e jashtme që arriti ta kalojë në fazat përfundimtare të primareve. Ajo që u vu re në ishte fakti që anëtarët e partisë me ndikim, si Emily Anne Thornberry, Sekretarja e Shtetit hije për punët e jashtme, nuk arriti të fitonte mbështetjen minimale të parties së saj për të marrë pjesë në garë.

Fatkeqësisht, formimi progresiv i Laburistëve nuk duken ende gati për t’u udhëhequr nga një grua, të cilën konservatorët e kanë tejkaluar, së pari me Margaret Thatcher dhe vetëm së fundmi me Theresa May.

Pas zgjedhjeve të dhjetorit dhe humbjes katastrofike të Partisë Laburiste nën drejtimin e Corbyn, dukej se Starmer mund të ribashkonte Partinë e ndarë në dy për shkak të Brexit dhe nga udhëheqja shumë socialiste e Corbyn. Sipas kritikëve sfida e lidershipit të Starmer nuk do të jetë shkatërrimi i trashëgimisë së Corbyn, e cila ka sjellë entuziazëm dhe aktivizëm të madh në bazën e partisë, por për të ndërtuar diçka të re nga kjo e fundit. Dhe fjalët e tij të para duket se e konfirmojnë atë. Ashtu si në fjalimin e fundit të Corbyn në Westminster, Starmer falenderoi të gjithë personelin mjekësor “punën e fortë dhe guximin” e tyre në trajtimin e urgjencës. “Për shumë kohë ata janë marrë si të mirëqenë dhe janë paguar shumë pak, ata ishin të fundit dhe në fakt duhet të kthehen të jenë të parët,” tha ai. Pastaj ai kërkoi falje për trajtimin e të gjitha akuzave të antisemitizmit, një tjetër nga pikat që e vuri në vështirësi paraardhësin e tij, dhe u premtoi të gjithë anëtarëve të Partisë, madje edhe atyre që nuk votuan për të: “Unë do t’ju dëgjoj, do t’ju përfaqësoj dhe unë do të bashkoj partinë “.

Fuqia e tij në këtë detyrë është që Starmer asnjëherë nuk është vendosur hapur me ndonjë nga fraksionet  Brenda parties së tij, as me linjën e Corbin dhe as me atë rë Blair. Më afër të majtas se sa në të djathtë, por gjithmonë nga pozicione të pavarura. Starmer do të jetë drejtuesi i 19-të i Partisë së Punës, një detyrë e vështirë e pret në raport me Partinë dhe vendin. Vetëm gjashtë nga paraardhësit e tij u bënë kryeministër, dhe sfida e tij është që të punojë për t’u kthyer në të shtatin lider të Partisë Laburiste që udhëheq Britaninë e Madhe.

Biografia e Starmer është shpresëdhënëse pasi ai rrjedh nga një familje e thjeshtë punëtorësh . Pavarësisht kësaj Starmer bëri një karrierë të shkëlqyeshme si avokat që e bëri atë të bëhet një mbrojtës i famshëm (dhe i pasur) i të drejtave të njeriut. Falë angazhimit të tij kundër dënimit me vdekje në botë, ai gjithashtu fitoi titullin e kalorësit në 2014, megjithëse nuk i pëlqen të quhet ‘zotëri’, dhe gjithmonë dëshiron të kujtojë origjinën e tij modeste. Pas një diplome në Oksford, ai u transferua në Londër, ku pas një kohe ai filloi të punojë për Studiot më të njohura të Avokatisë, por edhe duke bërë punë humanitare në rastet që ai e konsideroi të denjë për ndihmë. Në vitin 2008 ai u zhvendos në anën tjetër të barrikadës dhe u emërua kryeprokuror i Mbretërisë së Bashkuar, një pozicion që ai mbajti për pesë vjet, dhe që i kushtoi atij shumë kritika nga e fraksionit të majtë të Laburistëve, veçanërisht për përgjigjen e fortë të treguar kundër protestuesve përgjegjës për dhunën në shesh në 2012.

Ndërsa për sa i përket karrierës politike ajo ka qenë e shkurtër por me një rritje të shpejtë. Në vitin 2015 ai vendosi për të lënë një karrierë të shkëlqyer juridike për politikën. Që nga ajo kohë, partia e tij e mbështeti duke i mundësuar që në 5 vjet të arrijë rolin e udhëheqësit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments