Mbreti Abdullah i Jordanisë në Washington, për takimin kyç me Donald Trump



Mbreti Abdullah i Jordanisë është në Washington për t’u takuar me Presidentin Donald Trump sot, ku dyshja do të diskutojnë të ardhmen e Gazës.
Më parë, mbreti u takua me disa nga këshilltarët e Trump, duke përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz.
Vizita po ndodh në një moment të rrezikshëm për armëpushimin e vazhdueshëm në Gaza pasi Hamasi, duke akuzuar Izraelin për shkeljen e armëpushimit, ka thënë se po ndalon lirimin e ardhshëm të pengjeve dhe ndërsa Trump ka bërë thirrje që Izraeli të rifillojë luftimet nëse të gjithë ata që kanë mbetur në robëri nuk lirohen deri në këtë fundjavë.
Trump ka propozuar që SHBA të marrë kontrollin e Gazës dhe ta kthejë atë në “rivierën e Lindjes së Mesme”, me palestinezët në territorin e shkatërruar nga lufta të shtyrë në vendet fqinje pa të drejtë kthimi.
Ai sugjeroi të hënën se, nëse është e nevojshme, do të ndalonte fondet e SHBA-së nga Jordania dhe Egjipti, aleatët e vjetër të SHBA-së dhe ndër marrësit kryesorë të ndihmës së saj të huaj, si një mjet për t’i bindur ata të pranojnë palestinezë të tjerë nga Gaza.
“Po, ndoshta. Sigurisht, pse jo?” U tha Trump gazetarëve. “Nëse ata nuk e bëjnë, unë mund të ndaloja ndihmën, po”.
Jordania është shtëpia e më shumë se 2 milionë palestinezëve dhe, së bashku me shtetet e tjera arabe, ka kundërshtuar kategorikisht planin e Trump për të zhvendosur civilët nga Gaza.

