Mbretëri e Bashkuar, rritet në 39.728 numri i viktimave nga COVID-19
June 3, 2020



Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 39.728, me një rritje prej 359 viktimash në 24 orët e fundit.
Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 1.871 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 279.856.
Vendi ka kryer 171.829 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve arrin në 4.786.219, duke përfshirë edhe testet e përsëritura.
Britania radhitet e para në Evropë dhe e dytë në botë pas SHBA-së për sa i përket numrit më të lartë të të vdekurve nga COVID-19.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments