×
Thursday, July 25, 2024

Mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Metës

May 17, 2021


Sot pritet të zhvillohet mbledhja e rradhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Mbledhja do të nisë në orën 13:00.

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, anëtarët e Komisionit Hetimor kanë zgjedhur dy ekspertët ligjor të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun. Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi përgjigjet e marra nga institucionet, në lidhje me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga presidenti Ilir Meta, gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kuvendi ngriti Komisionin Hetimor, siç e kërkon Kushtetuta, për shkarkimin e Presidentit pas kërkesës së firmosur nga 49 deputetë.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së dates 14 maj 2021

2. Marrja e datyrës nga eksperti ligjor z. Artan Spahiu

3. Komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive

4. Çështje të tjera

Eunews.al



Comments are closed.