Mblidhe Asambleja e PS, Balla: Analizë të plotë të rezultatit të zgjedhje. Kongresi, fillimi i një fushate hapjeje të re


Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare që është zhvilluar online pa praninë e kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet në Turqi së bashku me disa ministra për takime pune.
Asambleja u drejtua nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili hodhi në votim dhe rendin e ditës. Balla e nisi fjalën e tij duke uruar anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët për fitoren e mandatit të tretë, teksa theksoi se do të ketë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në çdo qark dhe qendër votimi. Balla tha se Kongresi i PS më 12 qershor do të shënojë dhe fillimin e një fushate hapjeje të re të PS.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS, nënvizoi se tashmë duhet bërë gati përfitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025.
Duke vlerësuar rezultatin e 25 Prillit si një mundësi të madhe për Shqipërinë, Balla shton se, duhet të ishin fituar 78 mandate nga PS, por për shkak të votave të pavlefshme apo votave të hedhura gabim nga ana e qytetarëve të cilët nga njëra anë votuan PS, por nga krahu tjetër në votën prefernciale votuan kandidatin e një partie tjetër duhe e bërë të pavlefshme votën .
Të dashur anëtarë të Asmblesë Kombëtare, kjo është mbledhja jonë e parë pas fitores së Zgjedhjeve të 25 Prillit
Dhe natyrshëm një urim për gjithë anëtarësinë, patronazhistët dhe kontributorët tanë në fitoren historike të mandatit të tretë, të cilën,të gjithë së bashku e arritëm me një rezultattëqartë, bindës, kuptimplotë.
Duke mos harruar se kemi përmbyllur një mandate të dytë, më të vështirin në këto 30 vitë, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit dhe të pandemisë.
Si anëtarë të Organizmit më të lartë përfaqësues të Partisë Socialiste, kemi të gjithë nderin e të qenit pjesë e kësaj skuadre fituese dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë rezultatin me përgjegjësinë e të
qenit Partia më e madhe në Shqipëri, duke e vlerësuar rezultatin e 25 Prilli si një mundësi të madhe për Shqipërinë.
Ne do të bëjmë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në cdo qark në muajt në vijim, por dua të ri-nënvizoj faktin se kryeministri Edi Rama deklaroi se ne do të kishim 78 mandate natyrshëm, pra edhe katëër mandate më shumë, nëse nuk do të ishte numri i madh i votave të pavlefshme, të atyre që zgjodhën PS-12-n në Dibër, në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por që votën prefernciale për kandidatin e vendosën gabim.
Ky është një rezultat shumë i pastër dhe domethënës. Jemi në kohën e duhur për të për të filluar një analizë të thellë të rezultatit në cdo qendër votimi, pranë cdo organizate socialiste, në cdo Këshill Socioalistë, në çdo bashki dhe në cdoqark.
Nga kjo analiz ëdhe ri-përtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati përfitoren e zgjedhje vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025.
Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë përbërjen e strukturës sonë organizative dhe forcimin e organizatave tona socialiste, të cilat jo në të gjithë territorin kanë dhe kishin efektivitetin e duhur si pas targetit të vendosur.
Prandaj Asamleja Kombëtare, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm, për fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste, duke iuofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e strukturave tona vendore.
Kongresi do të autorizojë Kryetarin dhe Kryesinë e Partisë për ngitjen e menjëhershme të një Komisioni i Posaçëm Riorganizimi.
Natyrshëm për bërja e Komisionit të Posacëm të Riorganizmit, do të synojë mbulimin e të gjithë territorit të vendit me qëllim zhvillimin e një analize të një trajtshm edhe efektive në cdo cep të Shqipërisë.
Në 12 qershor, Partia Socialiste mbush 30 vjeç dhe 12 qershori është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm, ku jo vetëm të kremtojmë si duhet këtë përvjetor kaq të rëndësishëm me gjithë brezat, por dhe të paraqesim vizionin Shqipëria 2030, si dhe angazhimet kryesore të programit të ri qeverisës.
Eunews.al
