Mbi 156 000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, mbi 156 000 refugjatë kanë hyrë në Poloni, raportoi Roja Kufitare Polake.
Roja Kufitare Polake shkroi në Twitter se “që nga fillimi i operacioneve ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, oficerët e Gardës Kufitare kanë regjistruar 187 800 persona në të gjitha pikat kufitare me Ukrainën, përfshirë më shumë se 156 000 në drejtim të Polonisë”.
”Dje u regjistrua një total rekord prej 88 400 personash”, shtoi ajo.
Të enjten, pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe pas një vendimi të Ministrisë së Brendshme të Polonisë, shërbimet kufitare filluan të zbatojnë një plan ndihme për refugjatët.
Shumica e ukrainasve që kanë mbërritur në Poloni janë drejtuar te familjet ose miqtë e tyre ose edhe në vendet e tjera të BE-së.
eUNEWS.AL







