×
Friday, October 7, 2022

Mbështetën Navalnyn/ Rusia dëbon diplomatët e disa shteteve europiane

February 5, 2021

Rusia zyrtarisht ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Suedia dhe Polonia.

Ministria e jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se diplomatët e BE-së “morën pjesë në protesta të paligjshme” të mbajtura në mbështetje të kritikut të Putinit, Aleksei Navalny.

Njoftimi erdhi të premten, disa orë pasi shefi i punëve të jashtme të BE Josep Borrell u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme suedeze ka mohuar që diplomati i saj të ketë marrë pjesë në ndonjë demonstratë. Më shumë detaje për çështjen pritet të dalin në vijim.

Më 22-23 janar dhe më 31 janar, në Rusi dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar për të kundërshtuar dënimin e Navalnyt, lidhur me një rast të mëparshëm për keqpërdorim fondesh.

Navalny thotë se rasti ndaj tij është i motivuar politikisht. Ai është dënuar me tri vjet burgim. Në këto protesta janë arrestuar mijëra persona.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments