×
Saturday, April 26, 2025

Mbas Trump edhe Parisi, Berlini dhe Londra i kërkojnë Kinës qartësi në lidhje me koronavirusin

April 17, 2020


Tanimë nuk është vetëm Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ka drejtuar gishtin drejt Kinës për mënyrën sesi ai menaxhoi shpërthimin e epidemisë së koronavirusit, dhe mbi të gjitha për mënyrën sesi komunikoi atë që po ndodhte me pjesën tjetër të botës. Kritikat tashmë po vijnë edhe nga vende të tjera si Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Në një intervistë për Finacial Times, Presidenti francez, Emmanuel Macron, la të kuptohet se ka zona të errëta në menaxhimin e epidemisë në Pekin. “Ne nuk jemi aq naivë thjesht të themi se ata e menaxhuan situatën më mirë sesa të tjerët”, duke shtuar se sipas mendimit të tij “qartë kanë ndodhur gjëra që ne nuk i dimë“.

Dje ishte Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, dhe kryeministri de facto për shkak të infektimit me Covid 19 të Boris Johnson, i cili së fundmi la spitalin, i cili paralajmëroi se, pas krizës, Kina e Xi Jinping do të duhet t’i përgjigjet “pyetjeve të vështira” të Londrës dhe aleatëve të saj për përhapjen e virusit. Raab tha gjithashtu se bashkëpunimi me Pekinin nuk do të “kthehet të jetë si më parë“, jo nëse të paktën nuk ka qartësi. “Ne duhet të shohim në të gjitha aspektet, dhe në një mënyrë të ekuilibruar, por nuk ka dyshim se nuk mund të vazhdojë gjithçka sikur asgjë të mos kishte ndodhur dhe ne do të duhet të bëjmë pyetje të vështira në lidhje me çdo aspekt të virusit dhe pse nuk mund të ndalej më herët“, deklaroi Raab.

Është e qartë që pikëpyetjet në lidhje me Kinën dhe mënyrën e saj të (mos)kontrollimit të virusit erdhën si pasojë e përhapjes në mënyrë dramatike të pandemisë në Evropë dhe SHBA duke tejkaluar disa herë edhe statistikat e publikuara nga Kina.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments