×
Sunday, October 24, 2021

Mbahet në Shkup Samiti i “The Economist” për Ballkanin Perëndimor

October 14, 2021

Samiti i dytë për Ballkanin Perëndimor “Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit të Evropës” do të zhvillohet sot në Shkup, me organizimin e “The Economist”.

Në samit do të diskutohet për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe prioritetet e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në periudhën postCovid-19.

Në samit do të flasin edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe  zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Fjalimin me temë “Prioritetet e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor” do ta mbajë zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar.

”BE-ja duhet të lëvizë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase në sigurimin e ndihmës së vendeve të rajonit, të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve kufitare dhe më e rëndësishme, t’i sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor në klubin evropian”, sipas “The Economist”.

Eunews.al

Comments are closed.