Maskat në shkolla/ Ja cilat janë modelet në vendet e Europës



Në prag të në rihapjes së shkollave në të gjithë vendit, të vendosur më 14 Shtator nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shumë janë pikëpyetjet dhe shqetësimet se si ky proces do të menaxhohet për shkak të pasigurive të krijuara nga pandemia e COVID-19. Mbajtja e maskave, higjiena personale dhe ruajtja e distancimit fizik në klasa janë vetëm disa nga masat e propozuara nga Ministria e Arsimit të cilat do të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së infeksioneve në shkolla.
Por cilat janë udhëzimet të propozuara në vende të tjera të Bashkimit Evropian në prag të çeljes së vitit shkollor. Në Itali në prag të rihapjes së shkollave italiane të vendosura për 14 shtator, Komiteti Teknik Shkencor ka vendosur që, për momentin, përdorimi i maskës nuk do të jetë i detyrueshëm në shkolla nëse respektohet distanca prej një metri midis tavolinave dhe fëmijët janë të ulur. Por siç përsëritet nga Ministrja e Arsimit, Lucia Azzolina, maska duhet të vihet sa herë që nuk është e mundur të respektohet kjo distancë sigurie. Një orientim që lë hapësira të mjaftueshme për t’u interpretuar dhe që duket se është në kontrast të qartë me vendimet e ‘fqinjëve’ spanjollë dhe francezë, të cilët aktualisht janë duke luftuar me një rritje të fortë të rasteve.
Qeveria e Madridit, përballë numrave shqetësues të infeksioneve të reja që shohin Spanjën si ‘delen e zezë’ të Evropës me 205.5 raste për 100 mijë banorë në dy javët e fundit, në fakt ka vendosur që maska në klasë të jetë e detyrueshme për të gjithë nxënësit nga gjashtë vjeç.
Ndërsa ekzekutivi i Parisit rrit kufirin minimal të moshës në 11 vjet për mbajtjen e maskës bazuar në udhëzimet e OBSH-së për rrezikun e infeksioneve. Shkollat franceze janë rihapur me 1 shtator dhe protokolli shëndetësor parashikon që, veçanërisht për fëmijët nën 11 vjeç të cilët nuk e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës të sigurohet “distanca maksimale e mundshme midis tavolinave”.
Përkundrazi, Gjermania ka vendosur të lërë përgjegjësi të gjera tek autoritetet lokale. Të 16 ‘Landet’ (shtetet federale) mund të vendosin nëse nxënësit duhet të mbajnë ose jo një maskë në shkollë. Autoritetet rajonale deri më tani kanë vendosur, në një shumicë të madhe, që studentëve të shkollës fillore dhe të shkollës së mesme t’u imponojnë përdorimin e maskave në shkolla, korridore dhe banjo, por jo në klasa.
Një orientim në disa mënyra i ngjashëm me atë të miratuar nga Mbretëria e Bashkuar, ku secila prej katër qeverive territoriale mund të vendosë se si të sillet. Në Angli, detyrimi për të mbajtur një maskë në klasë do të prekë vetëm shkollat në zonat që janë ende subjekt i masave të distancimit fizik. Në përgjithësi, nxënësit anglezë të moshës 12 vjeç e sipër do të duhet të mbajnë maskën në korridoret e shkollës dhe në zona të tjera të përdorimit të zakonshëm, madje edhe në klasa nëse vendoset kështu nga mësuesi.
Qeveritë e Skocisë dhe Irlandës së Veriut kanë lëshuar udhëzime të ngjashme në territorin e tyre për nxënësit e shkollave të mesme të cilëve u kërkohet të mbajnë maska në korridore, hapësira të përbashkëta dhe autobusë shkollorë, por përjashtohen nga veprimi i kësaj në klasë dhe ku është e mundur të mirëmbahen masat e distancimit.
Eunews.al

