×
E hënë, 26 Tetor, 2020

Masa kundër terrorit në internet

4 Korrik, 2020

Në një aksion të bashkërenduar autoritetet e policisë të 13 shteteve anëtare të BE-së si dhe të pesë shteteve të tjera morën masa kundër shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në internet.

BKA tha se organizatat terroriste si milicia xhihadiste “Shteti Islamik” (IS) ose Al Qaida, si edhe mbështetësit e tyre, janë përpjekur t’i përdorin këto dokumente për të bindur njerëzit e radikalizuar dhe për t’i mbështetur ata për të kryer sulme terroristen. Kjo është hera e dytë që Europoli dhe partnerët e tij veprojnë bashkërisht kundër përmbajtjes terroriste në internet.

Këshilli Federal Gjerman miraton ligjin kundër urrejtjes në internet

Këshilli Federal Gjerman miratoi më në fund në Berlin ligjin e ri për të luftuar ekstremizmin e djathtë dhe veprat penale të përhapjes së urrejtjes në internet. Parlameti i kishte aprovuar ligjet e reja në mes të qershorit.

Kushdo që publikon mesazhe urrejtjeje dhe kërcënime serioze në internet, do të përballet me ndëshkime më të ashpra në të ardhmen. Ligji i ri kërkon gjithashtu që operatorët e rrjeteve sociale të raportojnë raste të tilla. Ata duhet të informojnë menjëherë BKA-në për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në mënyrë që autoritetet hetimore të mund t’i ndjekin keqbërësit penalisht.

Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë

Për të identifikuar sa më shpejt autorët e krimit, rrjetet sociale si Facebook ose Twitter duhet t’u vënë në adresë të organeve të rendit adresat e IP-ve. Në rast krimesh veçanërisht të rënda si terrorizëm dhe vrasje, ofruesit e shërbimeve në rrjetet sociale janë të detyruar t’u japin hetuesve edhe fjalëkalimet e personave të caktuar në rast se për këtë merr vendim gjykata.

Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë kur bëhet fjalë për kërcënime me vdekje, nxitje të dhunës, thirje për krime apo përhapje të pornografisë me të mitur. Po ashtu operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë për raste propagande dhe përdorimi të shenjave të organizatave antikushtetuese, për përgatitjen e akteve të rënda të dhunës që kërcënojnë shtetin, dhe për mbështetjen e organizatave kriminale dhe terroriste.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për