×
Friday, October 11, 2024

“Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, i hap rrugën Shqipërisë drejt procesit të anëtarësimit në BE”

May 29, 2020


Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Sorecca, tha se është shumë e rëndësishme që të bëhet përparim në reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se realizimi i reformës brenda 31 majit lejon Shqipërinë që të ecë përpara drejt anëtarësimit në BE.

”E rëndësishme që të bëhet përparim në reformën zgjedhore në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri në datën 31 maj, duke lejuar Shqipërinë që të ecë përpara në procesin e anëtarësimit të tij.”, tha Soreca.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments