×
Thursday, July 7, 2022

Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë, Rama: Kjo është rruga e duhur, të tjerat humbje kohe

June 21, 2022

Kryeministri Edi Rama e cilësoi gjë shumë të mirë marrëveshjen për energjinë të firmosur sot mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha: “Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten.”

Kosova dhe Serbia miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Në fakt bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje që ishte arritur në vitin 2013, ishte konfirmuar në vitin 2015, ndërsa tashmë palët janë pajtuar për planin e implementimit të saj.

Bashkimi Evropian do të ketë rolin e lehtësuesit edhe për zbatimin.

Comments are closed.