Marrëveshja e investimeve BE-kinë nënshkruhet brenda 2020



Marrëveshja e investimeve midis Kinës dhe BE-së, në diskutim që nga viti 2014, do të nënshkruhet në vitin 2020, deklaroi drejtori i Çështjeve Europiane në Ministrinë e Jashtme kineze Wang Lutong duke shtuar se “është bërë përparim në negociata”.
Në një konferencë për median për samitin e 22-të mes dy gjigantëve ekonomikë, Wang kujtoi 29 raundet e negociatave.
Në fund të samitit, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen u ankua për marrëdhënie tregtare dhe investimet e paekuilibruara kineze dhe bëri thirrje për ambicie më të mëdhe nga ana kineze për marrëveshjen bilaterale dhe angazhimet thelbësore për kompanitë qeveritare, mbi transparencën e subvencioneve dhe transferimin e detyruar të teknologjive.
Për më tepër, sipas Der Leyen, ”Pekini nuk e ndoqi marrëveshjen e bërë në vitin 2019 për qasje më të madhe në kompanitë europiane në Kinë, ndërsa Wang u përgjigj se ”ishte bërë përparim i prekshëm në sektorë të tillë si financimi i mjedisit dhe prokurimi publik”.
Eunews.al

