Marrëdhëniet mes Moskës dhe Berlinit, Baerbock takim me Lavrov



Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të takohet të martën në Moskë me homologun e saj rus, Sergei Lavrov, për herë të parë që kur ajo mori detyrën në dhjetor.
Bisedimet e tyre do të fokusohen në tensionet midis Rusisë dhe Gjermanisë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Një sërë skandalesh dhe mosmarrëveshjesh kanë tensionuar marrëdhëniet mes Moskës dhe Berlinit vitet e fundit.
Gjermania gjithashtu e konsideron Rusinë përgjegjëse për sulmet kibernetike në parlamentin e Bundestagut në vitin 2015 dhe për sulmin me armë kimike ndaj disidentit të Kremlinit Alexei Navalny të cilit iu desh të luftonte për jetën e tij në një spital të Berlinit.
Baerbock dhe Lavrov pritet gjithashtu të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet ndërkombëtare në takimin e javës së ardhshme, tha Zakharova.
Në krye të axhendës do të jenë kërkesat ruse për garanci ligjore të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO. Rusia dëshiron që aleanca e mbrojtjes perëndimore të ndalojë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe të përjashtojë pranimin e Ukrainës si anëtare.

